Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, raportohet për dëme materiale

Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, raportohet për dëme materiale

Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, çka sipas tyre ka ndikuar në përhapjen e zjarrit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.