Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim (Roli i tyre)

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim (Roli i tyre)

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit Eglant Koçi, 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin...