Zhduken dy motoristë në Majën e Jezercës, në kërkim policia dhe ekipet e shpëtimit nga Shqipëria e Kosova
Dy motoristë aventurierë janë raportuar të zhdukur në zonën e Majës së Jezercës, duke vënë në lëvizje një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi. Pas njoftimit për humbjen e kontaktit me ta, në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë kërkime në një nga zonat më të vështira të Alpeve Shqiptare. Në mbështetje të operacionit është mobilizuar edhe Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Sipas njoftimit të shoqatës, ekipet e saj ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht në aksionin e kërkimit dhe orientimit për lokalizimin e dy motoristëve. Kërkimet po zhvillohen në kushte të vështira për shkak të relievit malor të zonës së Jezercës, ndërsa autoritetet shpresojnë që dy motoristët të...
Burimi:
syri.net