Tiranë, 63 ditë protestë e qëndresë! Qytetarëve u bashkohet diaspora në shesh

Tiranë, 63 ditë protestë e qëndresë! Qytetarëve u bashkohet diaspora në shesh

Kryeministria është kështjellë e tradhtisë, protesta deri në largimin e qeverisë. Këto ishin mesazhet e qytetarëve në ditën e 63-të të protestës. Ata deklaruan se nuk do ta ndalin qëndresën deri në largimin e panegociueshëm të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, që sipas qytetarëve, janë të korruptuar dhe tradhtarë të interesave të tyre. Syri TV   Në ditën e 63-të, qytetarët kanë vijuar protestën e tyre duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, për shkak të aferave të rënda korruptive. Si çdo mbrëmje, protestuesit nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku këtë të shtunë protesta kishte pjesëmarrje më të madhe, pasi i ishte bashkuar edhe një përfaqësi nga diaspora. Në fjalën e tyre, protestuesit, kryesisht përfaqësues...