Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e vendosjes së Groenlandës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të kuptohet përmes një serie postimesh në rrjetin e tij social Truth Social dhe deklaratave publike se territori mund të bëhet pjesë e SHBA-së. Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vazhdon të jetë i interesuar për Groenlandën. “A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se, para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber. “Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump. Në një nga postimet e tij në Truth Social,...