Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, shtetasi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, që ishte në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave. Sipas policisë, efektivët janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.