E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

Edhe e ardhmja e Nedim Bajramit pritet të ketë të reja në këtë faze merkatoje. Sipas “The Sun” raportohet se Rejnxhërs është në bisedime me Al-Taawoun për huazimin e Nedim Bajramit. Huazimi do të konkretizohej me opsion blerjen për 2,5 milionë paund. Mesfushori me tipare sulmuese në Kombëtare është shumë i kërkuar në Arabinë Saudite. Po ashtu edhe klube të tjera janë treguar të interesuara gjatë kësaj kohe. 27-vjeçari ka kohë jashtë planeve të Rejnxhërs. Dhe klubi skocez kërkon të përfitojë nga largimi, ndërsa Bajramit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë. Bajrami do të gjente hapësira tek skuadra e Al Taawoun. Kjo pasi këto të fundit kanë vetëm pesë lojtarë të huaj në skuadër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton...