Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një hap pas, duke tërhequr zyrtarisht projektin “FIFA Forward Enterprise”, një nismë që kishte ndezur debate të forta në futbollin ndërkombëtar. Projekti parashikonte krijimin e një kompanie të re për administrimin e të drejtave tregtare, licencave dhe organizimit të kompeticioneve globale, përfshirë edhe Kupën e Botës, me mundësinë e përfshirjes së investitorëve privatë. Fillimisht, Infantino e kishte prezantuar këtë plan si një mundësi për të rritur të ardhurat e FIFA-s dhe për të siguruar më shumë mbështetje financiare për 211 federatat anëtare. Megjithatë, propozimi hasi në kundërshtime të forta nga UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit, konfederata të tjera kontinentale, si dhe nga disa drejtues brenda vetë FIFA-s. Përballë këtyre kundërshtimeve, FIFA vendosi të mos e çojë më tej...
Burimi:
gijotina.com