Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

Nga Leonard Hide Për ditë me radhë, që nga dëgjesa e parë publike e Komisionit për Reformën Territoriale, kam folur e kam shkruar për të drejtat e Libohovës sime. Nuk i kam shpikur unë këto të drejta. Ato kanë qenë, janë dhe do të mbeten, sepse burojnë nga historia, nga sakrificat dhe nga kontributi i kësaj treve. Sot shoh se portale të ndryshme, komentues e shumë qytetarë përsërisin fjalë për fjalë atë që kam shkruar për mbrojtjen e vendlindjes sime dhe të bashkëudhëtarëve të mi, pa dallim krahine, bindjeje apo ideje. Kjo nuk më shqetëson. Përkundrazi, më jep shpresë. Do të thotë se zëri i Libohovës është zgjuar. Sapo nisi kjo betejë, u ndez një zjarr që nuk duhet të shuhet. Papritur të gjithë filluan...