Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

Nga Marin Mema Dikush duhet t’u tregojë atyre që vendosin fatet e reformave se çfarë përfaqëson Libohova! Jam nip nga njëra anë e gjyshërve prej kësaj qendre të traditës dhe trashëgimisë së vyer shqiptare. Askush nuk mundet, me një të rënë të lapsit, t’i fshijë historinë dhe statusin e saj. Duhet t’u kujtohet se çfarë përfaqësojnë Dimali dhe Këlcyra, dy qendra të lashta me rrënjë ilire, Maliqi që mbart një tjetër qytet ilir mbi kodrat e saj, Klosi me gjurmët e rëndësishme të një rezidence të Kastriotëve, Memaliaj me historitë njerëzore, Patosi, Divjaka, Prrenjasi me rrëfenjat dhe gjurmët e vjetra, Belshi që Sami Frashëri e mendonte si kryeqytet, Selenica me bitumin e nxjerrë që në kohët më të hershme, si edhe Cërriku, Rrogozhina e Fushë...