Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

Mario Mitaj është zyrtarisht futbollist i Xhenoas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u rikthyer në futbollin europian dhe duke u bërë pjesë e Serie A italiane. Transferimi i 22-vjeçarit u finalizua në formulën e huazimit nga Al Ittihad, ndërsa interesimi për të nuk ka munguar. Për Mitajn kishte shfaqur interes edhe Porto, por në fund ishte Xhenoa që fitoi garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Pas eksperiencave me AEK-un e Athinës, Lokomotivën e Moskës dhe Al Ittihadin në Arabinë Saudite, Mitaj është gati për një tjetër sfidë në një nga kampionatet më të forta të Europës. Me skuadrën saudite, ai regjistroi 58 paraqitje dhe arriti të fitojë edhe titullin kampion. Megjithatë, sezoni i fundit...