Studimi: Fëmijët në Europë janë më të dobët fizikisht se fëmijët në 6 dekadat e fundit –
Fëmijët dhe adoleshentët europianë janë në formën më të dobët fizike të pothuajse 60 viteve të fundit. Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili paralajmëron se përkeqësimi i gjendjes fizike mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Studimi, i kryer nga Universiteti i Zaragozës dhe i publikuar në revistën Sports Medicine-Open, analizoi ndryshimet në treguesit kryesorë të shëndetit fizik: forcën muskulore, fleksibilitetin, përbërjen trupore dhe aftësinë kardiorespiratore të 417 mijë e 362 fëmijëve dhe adoleshentëve, të moshës 6 deri në 16 vjeç, nga 20 vende europiane, për periudhën 1965-2023. Rezultatet tregojnë se forca muskulore e pjesës së sipërme të trupit është në rënie që prej viteve ’70, ndërsa forca e këmbëve ka ardhur duke u ulur që pas viteve ’80....
Burimi:
javanews.al