Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale në Kosovë, Nora Luta, duke komentuar në lidhje me gërmimet në Zubin-Potok ku dyshohet për një varrezë masive nga koha e luftës, u shpreh se rasti është ende në fazën e hetimeve. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një proces të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës, duke kërkuar nga mediat të shmangin raportimet e pakonfirmuara. “Në lidhje me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’ju them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve. Kjo është një proces i ndjeshëm dhe kompleks, është rezultat i një pune hetimore disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Deri...
Burimi:
javanews.al