Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të automjeteve dhe parandalimin e aksidenteve përgjatë sezonit turistik veror. Përmes përdorimit të mjediseve teknologjike bashkëkohore — përfshirë dronët, radarët dhe automjetet inteligjente — Policia Rrugore ka vënë në shënjestër shkelësit e përsëritur të Kodit Rrugor. Përqendrimi kryesor i kontrolleve të zhvilluara gjatë javës së fundit të korrikut ka qenë goditja e shkeljeve me rrezikshmëri të lartë, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi apo manovrat e rrezikshme në rrugë. Sa i përket masave me karakter penal të ndërmarra gjatë periudhës 25–31 korrik 2026, DVP Vlorë njofton: “Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara gjatë periudhës 25–31 korrik 2026, janë...
Burimi:
javanews.al