“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga operacioni i policisë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga aksioni i forcave të policisë, gjatë kontrollit ndaj mjeteve luksoze. Qëllimi i këtij operacioni ka qenë kontrolli për kapjen e armëve, lëndëve narkotike apo drejtuesve që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Postimi i Lamallarit: 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚! Mjete luksoze, xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, armë pa leje, lëndë narkotike apo drejtues që rrezikojnë jetën e qytetarëve, janë në shënjestër nga Policia e Shtetit. Përgëzime Forcës së Posaçme Operacionale, skuadrës “Shqiponja” dhe Policisë Rrugore për operacionet e ditëve të fundit në disa zona të Tiranës.
Burimi:
vizionplus.tv