Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

Sulmet ruse me dronë goditën një qendër të frekuentuar tregtare në qytetin lindor Krivji Rih, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët lokalë ukrainas. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin duke e cilësuar si “cinik dhe të neveritshëm”. Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqën ekipet e shpëtimit duke ngarendur për t’iu dalë në ndihmë të plagosurve që gjendeshin në rrugën jashtë qendrës, ndërsa nga ndërtesa dilte tym. Më pas, rreth gjysmë ore më vonë, një dron i dytë goditi çatinë e ndërtesës – një sulm që “shënjestroi ekipet e emergjencës”, tha Zelensky. Oleksandr Hanzha, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovskut, tha se 121 persona, përfshirë 22 fëmijë janë plagosur. Dyqanet brenda...