Terror në Urën e Milotit/  Një person qëllon me armë nga makina ndaj një ‘Audi’ tjetër

Terror në Urën e Milotit/ Një person qëllon me armë nga makina ndaj një ‘Audi’ tjetër

Një person ka qëlluar me armë drrejt një makine tjetër tek Ura e Milotit sot rreth orës 18:00. Policia ka identifikuar personat. "Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar' informoi sot policia. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.