Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj dënohet me 2 vite e 8 muaj burg
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata vendosi t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Haxhiaj, i cili u arrestua nga SPAK në nëntor të vitit 2025, u gjet fajtor për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Sipas vendimit të GJKKO-së, ai u dënua me 2 vite burg për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”, me 3 vite e 6 muaj burg për “Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të...
Burimi:
javanews.al