Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Eldi Dizdarit dhe Salvatore Aliut: Fut më pak kokainë në çanta, se u mpinë punëtorët

Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Eldi Dizdarit dhe Salvatore Aliut: Fut më pak kokainë në çanta, se u mpinë punëtorët

Disa ditë pasi SPAK njoftoi megaoperacionin ku u godit një nga grupet më të fuqishme të drogës, detaje të reja kanë dalë në dritë. Në këtë grup bënin pjesë emra të njohur të krimit si Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Salvatore Aliu etj. Për Eldi Dizdarin, sjellja e 10 tonëve kokanë nga Amerika Latinë në Europë, nuk ishin asgjë. Gjatë komunikeve në Sky ECC, Dizdari i thotë furnizuesit kryesor me drogë Salvatore Aliu, se skemën e ka gati, tregun gjithashtu, por ka vetëm një problem. Sipas tij, çantat me kokainë të mos jenë mbi 45-50 kg. “Për Zotin kanë frikë po thyhen në mes, se ankohen gjithmonë. Po ngecin aty. Po u bje të fikët kot, haahahaahahah. Madje nuk kanë mundësi as të shkruajnë sms pas...