Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Konkurrimit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm i është shtuar dhe një tjetër emër në garë. Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë kandidati i tretë që shpreh interesin për të drejtuar organin e akuzës për mandatin e ardhshëm. Pjetërnikaj është prokuror me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe aktualisht ushtron edhe detyrën e pedagogut në Shkollën e Magjistraturës. Ai mban gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste në struktura të ndryshme të Prokurorisë. Ai ka shërbyer si prokuror në Prokuroritë e Kukësit, Lezhës, Tiranës dhe Shkodrës, ku ka mbajtur edhe funksionin e drejtuesit të Prokurorisë. Eksperienca e tij në drejtimin e institucioneve...