VRET ISH VJEHRRIN NE FIER, AUTORI NE ARRATI
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Sipas Policisë, një 35-vjeçaar, i indentifikuar si Refit Buzi, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën Belere Plaka, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçare Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë RENEA është nisur drejt Roskovecit për lokalizimin dhe kapjen e autorit...
Burimi:
ntv.al