Kërcënoi vëllanë me armë për prona, arrestohet 47-vjeçari me precedent kriminal në Vlorë

Kërcënoi vëllanë me armë për prona, arrestohet 47-vjeçari me precedent kriminal në Vlorë

Një konflikt mes dy vëllezërve për çështje pronësie ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e një 47-vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Ngjarja është regjistruar pas një konflikti mes dy vëllezërve, ku njëri prej tyre, i identifikuar si Julian Toro, dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij. Përballë situatës së krijuar dhe rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit. Në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”, efektivët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 47-vjeçarit. Gjatë kontrollit dhe ndërhyrjes policore, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. Sipas Policisë së Vlorës, nga verifikimet e kryera rezulton se 47-vjeçari ka...