Vrau ish-vjehrrin, plagosi vjehrrën dhe rrëmbeu bashkëshorten, ky është autori i dyshuar në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin, plagosi vjehrrën dhe rrëmbeu bashkëshorten, ky është autori i dyshuar në Roskovec

Vizion Plus ka siguruar foton e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bëhet fjalë për Refit Buzin, 35 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plakën, rreth 55 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij. Dyshohet se ai ka marrë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në krim. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, kanë ngritur pika kontrolli dhe...