Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

Vrasja në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë…

Kushëriri i Aleksandër Koçekut, personit që u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, deklaroi se shteti është në dijeni të konfliktit që kishte viktima. “Konfliktin tonë e di shteti dhe e di kushdo. Ai është ruajtur, por duhet të hajë njeriu. Konfliktin e dinë të gjithë, kemi njërin në burg për atë konflikt. Nuk di për tjetër gjë”, tha Mark Koçeku, shkruan A2. “Kohët e fundit ka punuar në një furrë buke, ka dalë nga shtëpia”, shtoi kushëriri i viktimës. Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje. Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje, Artan Koçeku është në burg si dhe...