Vlorë/ I jep fund jetës 69-vjeçari në fshtatin Mallkeq
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mallkeq, ku dyshohet se një burrë është vetëvrarë me armë zjarri automatik. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shtetasi me iniciale K. B. i ka dhënë fund jetës në oborrin e banesës së tij. Vlorë/ Informacion paraprak Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net