VIDEO/ Policia e dhunon me shkelma, protestuesi paqësor simbol përfundon në ambulancë
Një tjetër dhunë e pajustifikueshme e policisë së shtetit ndaj protestuesve paqësorë është shënuar në protestën e sotme kombëtar të 8-të të thirrur nga opozita. Protestuesi simbol i protestave paqësore, Shan Lugja nga Kurbini ka përfunduar në ambulancë pasi është dhunuar shtazarisht nga policia, pasi ka qënë duke protestuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nga pamjet dallohet që Lugja është marrë me ambulancë në selinë e Partisë Demokratike, ku dhe ka deklaruar se është dhunuar me shkelma nga policia, pasi ishte duke protestuar paqësisht. Gjatë transportit për te Spitali i Traumës me ambulancë, prostestuesi deklaron se ka shumë dhimbje, ku dallohet edhe dhuna në njërën prej këmbëve, e cila është e enjtur dhe me plagë të dukshme.
Burimi:
syri.net