Vatër zjarri pranë Novoselës, flakët iu afrohen banesave

Vatër zjarri pranë Novoselës, flakët iu afrohen banesave

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke alarmuar banorët pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, të cilat pas rreth dy orësh punë arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat. Aktualisht, ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve në terren.