U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar dhe bashkëpuntori i tij italian

U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar dhe bashkëpuntori i tij italian

Një 33-vjeçar shqiptar dhe një shtetas italian u arrestuan pak ditë më parë nga njësia e operacioneve dhe lëvizshme e San Bonifacios në Itali. 33-vjeçari shqiptar dhe shtetasi italian ishin vënë nën monitorim nga ana e karabinerisë italiane, pasi konsideroheshin të dyshuar seriozë në krimin e posedimit të narkotikëve me qëllim shpërndarjen e tyre. Mediat italiane raportojnë se operacioni filloi në San Bonifacio, ku oficerët vunë re një person në një makinë të vogël të parkuar në anë të rrugës, i cili po vepronte në mënyrë të dyshimtë. Ata vendosën ta monitoronin situatën pa u vënë re. Pas disa çastesh, një person i dytë iu afrua automjetit, hipi për një ndalesë të shkurtër dhe më pas u largua shpejt, duke u përpjekur të zhdukej. Në...