U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, gruaja në gjendje kome
Një nënë e re 38 vjeçe nga Korça, e cila dje është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin, rezulton se ka përfunduar në gjendje kome për shkak të përplasjes së fortë dhe dëmtimeve që ka marrë. Ajo ishte duke drejtuar një Mercedes Benz E Class kur ka vendosur të ndërmarrë manovrën e parakalimit. Fatkeqësisht, e reja nuk ka mundur të llogarisë dot kohën dhe shpejtësinë që i dukej për t’u kthyer sërish në korsinë e saj dhe i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe e rëndë, aq sa Mercedesi është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në anën e shoferit. Nëna 38 vjeçare raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, pavarësisht...
Burimi:
javanews.al