Trimëria e Dumanit/ Nga urdhër-arrestet mes rrezikut te pretendimi i Kullës: Populli do ta donte kryeministër

Trimëria e Dumanit/ Nga urdhër-arrestet mes rrezikut te pretendimi i Kullës: Populli do ta donte kryeministër

Në një intervistë të dhënë për Teve1 Info në Kosovë, analisti Ilir Kulla ka komentuar rolin e prokurorit të posaçëm Altin Dumani, duke e lidhur reputacionin e tij me vendimet e forta që ai ka marrë gjatë karrierës, përfshirë edhe arrestimet e fundit që kanë tronditur politikën dhe opinionin publik. Sipas Kullës, Dumani nuk është një emër i ardhur rastësisht në krye të SPAK-ut. Ai thekson se prokurori ka pasur një profil të fortë që në fillimet e karrierës, kur ka punuar në zona të vështira dhe në periudha të rrezikshme për drejtësinë shqiptare. Kulla kujton kohën kur Dumani shërbente në Tropojë, në vitet e vështira pas 1998-1999, kur pak njerëz guxonin të përballeshin me dosje të rënda dhe me emra të njohur të botës...