Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Muret e veshura nga tisi i dhimbjes së vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të saj 1 dhe tre vjeç përcollën nga larg kortezhin drejt banesës së fundit të tyre. Ngjarja nuk tronditi vetëm Shkodrën. Zjarri i rënë pas shpërthimit të bombulës së gazit u vlerësua si aksidental por nuk munguan as hetimet për të verifikuar gjithë ngjarjen. Nga Tirana u nis një grup ekspertësh, i cili analizoi të gjitha të dhënat. Çifti kishin disa ditë që ishin kthyer nga Gjermania prej datës 16 korrik dhe në Domen kishin shkuar për tu kujdesur për shtëpinë.  Në momentin e përhapjes tragjike së flakëve bashkëshorti ndodhej 300 metra më tej duke pastruar barishtet ku ishte me të atin dhe një të afërm. Nga verifikimet rezultoi se në...