Trafikuan 7 ton kokainë/ Gjykata belge dënon bandën shqiptare, konfiskohen 3.1 mln euro pasuri
Një bandë shqiptare e drogës, që vepronte në jug të Anversës në Belgjikë, është dënuar me deri në 6 vjet burg për trafikimin e gati 200 kilogramëve kanabis dhe 7 tonëve kokainë. Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e mbi 3.1 milionë eurove pasuri me origjinë kriminale. Nga Nette Loots, NIEUWSBLAD Hetimi nisi më 23 shkurt 2024, pasi policia e Anversës mori informacione se një BMW me targa rumune përdorej për trafik ndërkombëtar droge. U përmendën gjithashtu dy adresa në rrugët Lambermontstraat dhe Geuzenstraat në Anversë. Gjatë kontrollit të BMW-së, policia zbuloi një furrë me mikrovalë të modifikuar, brenda së cilës ishin fshehur mbi 2,2 kilogramë kokainë. Pas kësaj, hetuesit nisën vëzhgimin e shtatë lokacioneve: pesë në Anversë, një në Brasshaat dhe një në Linter (provinca e...
Burimi:
syri.net