Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari
Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur, për shkak të detyrës, shefin e Hetimit Doganor me atributet e Policisë Gjyqësore, brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës. Në pranga është vënë Adnan Rexha. Ndaj tij kanë nisur hetimet për kanosje për shkak të detyrës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al