Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta, shpallen në kërkim 5 persona

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta, shpallen në kërkim 5 persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Tepelenës, ku një konflikt i çastit degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri. Pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e plotë të personave të përfshirë në këtë incident, të cilët tashmë janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia. “Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me konfliktin e çastit, të ndodhur rreth orës 01:10, të datës 31.07.2026, në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta 3 shtetas, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor...