Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet 40-vjeçari me 4 mbiemra

Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet 40-vjeçari me 4 mbiemra

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç. Mësohet se viktima është 40-vjeçari Ilirjan Lika, i cili është qëlluar me armë zjarri tek porta e banesës. Ai është qëlluar me plumb në kokë. Viktima ka disa mbiemra dhe po verifikohet nëse ka precedent të mëparshëm penal. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet e krimit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Policia ka dalë me deklaratë zyrtare për vrasjen e 40 vjeçarit në Laç.Sipas bluve, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, rreth 40...