Të ardhura nga trafiku i drogës, konfiskohen 1.8 mln euro pasuri të Arbër Muçës. Nga Lamborghini Urus te G63 dhe Audi RS-Q8

Të ardhura nga trafiku i drogës, konfiskohen 1.8 mln euro pasuri të Arbër Muçës. Nga Lamborghini Urus te G63 dhe Audi RS-Q8

Gjykata e Fierit ka vendosur konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 1.8 milionë euro të Arbër Muçës, pasi të ardhurat nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme. Mes pasurive të konfiskuara janë disa prona në Fier dhe Tiranë, përfshirë njësi tregtare, truall, apartament dhe vendparkime. Po ashtu janë sekuestruar dhe disa automjete luksoze, përfshirë Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi S8 dhe Audi RS-Q8. Gjithashtu janë konfiskuar edhe llogari bankare në euro dhe lekë. Sipas Prokurorisë, disa prej pasurive dyshohet se ishin regjistruar në emra të tjerë për të fshehur pronarin real dhe origjinën e fondeve. Hetimet vijojnë për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në kuadër të ligjit antimafia. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së...