SYRI TV/ Shfaqet me armë në dorë i shumërkuari i SPAK, Denis Tafili godet me qytë pistolete Edison Gjuzin

SYRI TV/ Shfaqet me armë në dorë i shumërkuari i SPAK, Denis Tafili godet me qytë pistolete Edison Gjuzin

Ndonëse prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, si pjesë e grupit të Elvis Doçit, Denis Tafili është shfaqur të premten në Durrës, duke u përfshirë në një konflikt ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, si dhe një efektiv policie të përfshirë. Ngjarja ka ndodhur në Shkallnur, ku shtetasi Edison Gjuzi dyshohet se u konfliktua me policin jashtë shërbimit dhe më pas u shfaq Denis Tafili, bashkë me një person tjetër. Gjuzi u godit me qytën e armës nga Tafili, teksa ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes. AMP ndaloi punonjësin e policisë për verifikimin e rrethanave të ngjarjes. Denis Tafili, një nga personat më të kërkuar nga SPAK në kuadër të dosjes “Ura”, që...