SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë seancën e parë të gjykimit të kërkesës së SPAK për të pushuar hetimin e nisur mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm prokurori i SPAK dhe as kallëzuesja Adriana Kalaja, e cila e kishte justifikuar mungesën me arsye shëndetësore. “Mungesa e prokurorit tregoi qartë. Tregoi se prokurori nuk kishte guxim të mbronte ato që kishte shkruar. Pse? Sepse nuk ka vënë asnjë person nën hetim. Zero”, tha Malltezi. Në pamundësi për ta vijuar gjyqin, gjyqtarja Marinela Osmani ndërpreu seancën dhe e shtyu atë për më 4 maj. Në kallëzimin e depozituar në qershor 2025 në SPAK, PD pretendonte se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e...