Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…
Rreth 40 pensionistë në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol pretendojnë se kanë mbetur pa pensionet që u takojnë prej muajsh, ndërsa disa prej tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë pagesë deri në 13 muaj. Historia tronditëse u denoncua në emisionin Fiks Fare, ku të moshuarit rrëfyen se janë detyruar të jetojnë me ndihmën e fëmijëve, pasi të ardhurat e vetme që kishin nuk u janë dhënë. Shumica e pensionistëve jetojnë pjesën më të madhe të vitit në Greqi, Suedi apo vende të tjera dhe, sa herë janë kthyer në Shqipëri për të tërhequr pensionet e prapambetura, kanë marrë të njëjtën përgjigje nga postieri që ua shpërndante: “Nuk kam ç’tu jap, prisni.” Sipas tyre, disa nuk kanë marrë pensionet prej 5, 6 apo 8 muajsh,...
Burimi:
javanews.al