“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Studentët nga Universiteti i Tiranës e Prishtinës janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të vijuar me protestën në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe. Ata shihen me flamuj shqiptarë ndër duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë.  Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët po marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Ata kanë vijuar me thirrjet “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!” Më tej, vijuan duke kënduar edhe këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës e duke bërë thirrje për UÇK-në. Një prej studentëve u shpreh se gjuha është amanet dhe sot problemi po kthehet në kombëtar. Studenti nga Maqedonia e Veriut nënvizoi...