Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor
Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë vijon të zgjerohet, duke arritur në fund të qershorit 7.88 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar këtë vit. Krahasuar me muajin janar, kur rezerva ishte 7.32 miliardë euro, rritja arrin në 560 milionë euro, ose rreth 7.7%. REZERVAT VALUTORE TOTALE (mld euro) Janar 7,32 Shkurt 7,36 Mars 7,32 Prill 7,57 Maj 7,66 Qershor 7,88 Struktura e rezervës tregon se pjesa më e madhe e aktiveve vijon të investohet në instrumente financiare me rrezik të ulët. Vlera e letrave me vlerë arriti në 7.16 miliardë euro, nga 5.79 miliardë një vit më parë, me një rritje prej rreth 24%. Brenda tyre, titujt e borxhit u zgjeruan nga 4.94 miliardë në 6.28 miliardë euro, ose afro 27% më shumë...
Burimi:
javanews.al