AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve
Filmi “Citizen Vigilante” i regjisorit gjerman Uwe Boll ka shkaktuar një valë polemikash në Gjermani për shkak të skenave të dhunshme dhe mesazheve të tij provokuese. Regjisori, i cilësuar shpesh si “më i keqi në botë”, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për partinë e djathtë ekstreme AfD, duke thënë: “Unë votoj AfD-në”. Filmi tregon historinë e një ish-ushtaraku që merr drejtësinë në duart e veta dhe shndërrohet në një hakmarrës të armatosur. Në disa skena, protagonisti vret emigrantë dhe kryen akte brutale dhune në emër të hakmarrjes. Një prej skenave më të kontestuara paraqet personazhin kryesor duke vrarë një familje emigrantësh, pasi djali i saj dyshohet se kishte marrë pjesë në përdhunimin e një vajze të mitur. Skenat janë cilësuar nga kritikët si nxitëse...
Burimi:
javanews.al