Shoku e vrau/ Përlot nëna e Joan Zukos: U largua padrejtësisht nga kjo jetë

Shoku e vrau/ Përlot nëna e Joan Zukos: U largua padrejtësisht nga kjo jetë

Nëna e 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë nga shoku i tij i fëmijërisë, ka reaguar publikisht pas ngjarjes tragjike. Ornela Zuko ka falënderuar familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë familjes në ditët e vështira pas humbjes së djalit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e 20-vjeçarit, duke thënë se ai u nda nga jeta shumë herët dhe la pas një boshllëk të madh për familjen. “Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me...