Shkrumbohet magazina me materiale bujqësore në Berat, u rrezikua dhe banesa dy katëshe

Shkrumbohet magazina me materiale bujqësore në Berat, u rrezikua dhe banesa dy katëshe

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së premtes në fshatin Veterik në bashkinë Berat. Zjarri ka filluar në një magazinë të mbushur me materiale bujqësore dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë magazinën dhe banesën dy katëshe, që ishte ngjitur. Në momentin e mbërritjes së zjarrëfikësve zjarri kishte hyrë në katin e parë të banesës në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është lokalizuar në kohë dhe është fikur, duke u shpëtuar banesa. Si pasojë e zjarrit magazina me prodhime bujqësore është shkrumbuar totalisht. Burimet zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.