Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit
Janë vënë në pranga këtë të mërkurë dy persona pasi u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit D. R. 33 vjeç, dhe K. Xh, 27 vjeç, të cilët shpërndanin drogë kryesisht në zonën e plazhit dhe zona të tjera të qytetit të Durrësit. Ndërkohë, nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, një sasi parash, 2 armë të ftohta dhe 3 celularë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin...
Burimi:
syri.net