Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë
Një ekip nga zyra e Avokatit të Popullit po inspekton prej tre ditësh një nga burgjet më të mëdha në vend, atë të Reçit në Shkodër. Sot, këtë institucion e vizitoi edhe vetë Avokati i Popullit, Endrit Shabani, i shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi. Ata panë nga afër kushtet e rrethimit, si dhe zhvilluan biseda me të dënuarit dhe stafin e burgut. Në një komunikim për mediat pas vizitës, Avokati i Popullit vuri theksin te faktet se, ndonëse Burgu i Reçit është një strukturë e re, ai vijon të vuajë nga mangësitë e vjetra të sistemit, i cili dështon të ofrojë shërbime të mirëfillta rehabilituese për të dënuarit. ”Të dënuarit nuk mund të ngecin brenda rrjetës së kriminalizimit. Ata duhet të...
Burimi:
javanews.al