Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara
Kreu i SPAK, Klodian Braho ka bërë një raport të aktivitetit të këtij institucioni për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026. Sipas raportit të prezantuar, më 15 korrik 2026 ishin aktive 616 procedime penale, ose 15.87% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i tyre ishte 732. Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 182 procedime të reja, 39.6% më pak se në periudhën janar-korrik 2025. Raporti thekson se ulja e procedimeve të reja lidhet kryesisht me muajt prill dhe maj, kur u pezulluan regjistrimet për shkak të periudhës zgjedhore. Megjithatë, SPAK vlerëson se treguesit nuk pasqyrojnë rënie të veprimtarisë kriminale, por ndikimin e kallëzimeve dhe identifikimit proaktiv të veprave penale. “Në vitin 2026, numri i procedimeve penale...
Burimi:
javanews.al