Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)
Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëbajtje pa leje. Eris Mara u kap në lagjen “Lef Sallata”, teksa po lëvizte me një makinë tip ‘Audi’. Gjatë kontrolleve në automjet blutë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”. Si rezultat i operacionit, në lagjen “Lef Sallata”, u...
Burimi:
javanews.al