Qarkullonin të armatosur në makinë, arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit
Tre persona janë arrestuar sot (15 gusht) në Fier, pasi u konstatuan me armë pa leje, në dy aksione të ndryshme. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, Miklejin Monce, të cilit i është gjetur një pistoletë në makinë, si dhe shoku i tij, 28 vjeçar. Pasagjeri Flavio Bregu arrestua pasi kishte dijeni se arma e zjarrit do të shitej në Fier. Në Mallakastër, 38-vjeçari Ilir Sinaj u arrestua pasi kërcënoi me armë gjahu një person tjetër. Në banesë iu gjet edhe një ‘kallashnikov’. Njoftimi i policisë: “Brenda 24 orëve, finalizohen 2 operacione policore në Fier dhe Mallakastër. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 1 armë gjahu. Vihen në pranga 3 shtetas. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa...
Burimi:
javanews.al