“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!
Avokati Matlija, pas përfundimit të seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 19 protestuesve të arrestuar pas protestës para Kuvendit, deklaroi se vendimi i Prokurorisë është bazuar në provat e vëna në dispozicion nga policia, ndërsa theksoi se në vijim të hetimeve masat e sigurisë mund të ndryshojnë për disa prej tyre. Sipas tij, ndaj të arrestuarve janë ngritur pesë akuza: kundërshtim i punonjësit të policisë (paragrafi 2), prishje e qetësisë publike, shkatërrim prone, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit. Avokati bëri edhe një koment politik mbi situatën, duke deklaruar se dialogu mes palëve ka përfunduar. “Ka mbaruar koha për dialog. Rama ka vendosur të jetë arrogant me publikun. Publiku s’ka pse të dialogojë, aq më tepër kur kërkesa kryesore është...
Burimi:
javanews.al